Frika nga Alexei Navalny, policia ruse ia prish edhe muralin

  • E.K /
  • 29 April 2021 - 10:07
 Frika nga Alexei Navalny, policia ruse ia prish edhe muralin

Autoritetet ruse reaguan shpejt për të mbuluar me ngjyrë të verdhë një mural të madh, në të cilin ishte paraqitur figura e opozitarit të burgosur, Alexei Navalny, duke e bërë formën e zemrës me duar. Murali ndodhej në një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor rus, Shën Petersburg.

Murali i Navalnyut në vendlindjen e presidentit Vladimir Putin e shfaqte kryeopozitarin të buzëqeshur, por rrjeti i tij i aktivistëve është në rrezik që të shpallet ekstremist dhe i ndaluar me ligj. Në mural ishte edhe mbishkrimi “një hero i një kohe të re”.

Policia arriti te vendi i muralit të mërkurën në orën 9 të mëngjesit dhe punëtorët filluan ta ngjyrosnin muralin me ngjyrë të verdhë brenda 90 minutave. Nuk është e qartë se kush ishte autor i muralit, shkruan Reuters.

Murali që u mbulua me ngjyrë të verdhë nga autoritetet ruse

Navalny është duke e vuajtur dënimin me dy vjet e gjysmë burgim për shkelje të lirimit me kusht, ndonëse vetë ai e ka cilësuar dënimin si të motivuar politikisht.

Një gjykatë është duke e shqyrtuar kërkesën e prokurorit të Moskës që grupi i Navalnyt të shpallet i paligjshëm me justifikimin se është ekstremist. Seanca e radhës për këtë rast pritet që të zhvillohet të enjten.

(Kosova Sot Online)