Një person vret dy prindërit e moshuar dhe një polic

  • E.K /
  • 29 April 2021 - 10:52
 Një person vret dy prindërit e moshuar dhe një polic

Dyshohet se një burrë në Karolinën Veriore të Shteteve të Bashkuara ka vrarë dy prindërit e tij dhe më pas qëlloi në drejtim të dy policëve, duke e lënë të vrarë njërin prej tyre.

Identiteti i sulmuesit dhe i viktimave nuk është bërë i ditur ende, por lajmi për sulmin e tmerrshëm u dha në Asamblenë e Përgjithshme të Karolinës Veriore nga përfaqësuesi shtetëror, Ray Pickett.

Sipas këtij zyrtari, njësitë e specializuara të policisë ende janë duke u munduar që ta nxjerrin nga shtëpia sulmuesin e dyshuar, i cili po qëllon në drejtim të policisë nga brendësia e ndërtesës.

Image

Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta.

Autoritetet më vonë konfirmuan se i vdekur ka mbetur polici Chris Ward, gjatë përditësimit të të dhënave gati dhjetë orë pas përballjes me sulmuesin, shkruan Daily Mail.

“Ai vrau nënën dhe babanë e vet. Nënkomandantët e policisë u përgjigjën. Ai i sulmoi, qëlloi tre prej tyre, vrau një. Një tjetër është në gjendje të rëndë”, tha përfaqësuesi Pickett.

Policia lokale tha se sulmuesi po vazhdon të qëndrojë në një zonë të rrethuar në shtëpi dhe kohë pas kohe ka qëlluar me armë në drejtim të forcave të sigurisë.

(Kosova Sot Online)