Dasma e çuditshme në spital, dhëndri ishte me COVID-19

  • E.K /
  • 29 April 2021 - 12:28
 Dasma e çuditshme në spital, dhëndri ishte me COVID-19

Një çift në Ratlam të Indisë, është lejuar të martohet në spital, pavarësisht se dhëndri ka rezultuar pozitiv me Covid-19, disa ditë më parë.

Zyrtarët lokalë sapo u informuan për ndodhinë shkuan në spital për të ndaluar dasmën.  Por pas diskutimeve, ranë dakord që dasma të zhvillohet, por me një kusht. Çifti duhet të vendoste  veshjen anti-Covid.

Numri zyrtar i vdekjeve në Indi, deri më tani ka kaluar mbi 200,000 viktima.

(Kosova Sot Online)