Gruas pa fat i ikën balona e ditëlindjes bashkë me të hollat e ngjitura në të

  • E.K /
  • 29 April 2021 - 14:00
 Gruas pa fat i ikën balona e ditëlindjes bashkë me të hollat e ngjitura në të

Në internet është publikuar një video që për dikë mund të jetë qesharake, por ngjarja sigurisht e ka mërzitur protagonisten.

Një grua nga Skocia, e cila po e festonte ditëlindjen, fillon që ta zgjidhë një balonë të mbushur me helium. Ngjitur me balonë ishin edhe disa kartëmonedha që gjithsej bënin 100 funte, por ato ishin fshehur nën tullumbace.

Nëna e dy fëmijëve, Nikki Walker, me ngazëllim filloi ta hapte dhuratën e ditëlindjes që ia dha nëna e saj, e cila nuk pati mundësi të merrte pjesë në festë, shkruan Daily Mail.

Ajo nuk e dinte se në tullumbace ishin të ngjitura edhe monedhat nga letra në një varg me ngjitës të tejdukshëm.

Në video, gruaja shihet duke kërcyer dhe duke u munduar që ta kap vargun e monedhave që ishin të ngjitura në balonë, por pa sukses.

(Kosova Sot Online)