Lexoni edhe:
Pronari i argjendarisë qëllon për vdekje dy grabitësit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi telegram urimi nga Perandori Naruhito i Japonisë.
Në telegramin e urimit, Perandori i Japonisë përcolli urimet e përzemërta për Presidenten Osmani për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës, duke i dëshiruar përparim popullit të Kosovës.
Presidentja Osmani me këtë rast theksoi se ndjehet jashtëzakonisht e nderuar nga kujdesi dhe telegrami i urimit i Perandorit Naruhito.
Pronari i argjendarisë qëllon për vdekje dy grabitësitLexoni edhe:
Më tej Presidentja Osmani nënvizoi se shtetet tona ndajnë qëndrime dhe botëkuptime të njëjta për sfidat në arenën ndërkombëtare dhe se Kosova e konsideron Japoninë aleatin më të afërt në Lindjen e Largët.
Përgjatë dy dekadave të fundit, Kosova ka pranuar mbështetje të gjithanshme nga Japonia në rindërtimin pasluftës si dhe në fushat si mbrojtje e mjedisit dhe shëndeti publik.
(Kosova Sot Online)