Kurti takon Varhelyin: Shtetet e Ballkanit duhet të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të BE-së

  • A.P /
  • 29 April 2021 - 16:57
Kurti takon Varhelyin: Shtetet e Ballkanit duhet të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të BE-së

Kryeministri Albin Kurti ka takuar Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi në Bruksel të cilit i ka thënë se mbetet i angazhuar për reforma dhe se BE-ja s’ka alternativë,.

Kurti ka shkruar se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të BE-së.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të BE-së. Ne as nuk jemi “afër” as “fqinj” sepse jemi të rrethuar nga Bashkimi Evropian. Me Komisionerit Varhelyi u shpreh se kjo duhet të jetë qasja e BE-së për rajonin. E sigurova atë për angazhimin tonë për reformat dhe u pajtuam se BE-ja s’mund të ketë alternativë”, ka shkruar Kurti.

WB must be treated as future #EU members. We are neither “near” nor “neighbors” bc we’re surrounded by EU. W/ @OliverVarhelyi I emphasised that this must be EU's approach towards the region. I assured him of our commitment to reforms & agreed that #EU must not have alternative. pic.twitter.com/O0WrEeguLH

— Albin Kurti (@albinkurti) April 29, 2021

Kryeministrit Kurti pritet të përfundojë sot vizitën e tij dy ditore në Bruksel ku ka takuar zyrtarë të lartë dhe komisionerë evropianë.

(Kosova Sot Online)