Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

  • A.P /
  • 29 April 2021 - 21:39
Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

Policia e Kosovës sot ka sekuestruar dy armë zjarri në Prishtinë.

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot policët në rrugën “1 Tetori” dhe në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë i kanë sekuestruar dy armë zjarri: -një pushkë gjuetie dhe -një revole CZ me 3 fishekë.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

(Kosova Sot Online)