Vjosa Osmani shkon sot në Drenicë, shoqërohet nga Bekim Jashari e Ramiz Lladrovci

  • E.K /
  • 30 April 2021 - 08:45
Vjosa Osmani shkon sot në Drenicë, shoqërohet nga Bekim Jashari e Ramiz Lladrovci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të vizitojë rajonin e Drenicës, ku do të nderojë dëshmorët

Ajo në këtë vizitë do të shoqërohet nga kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ky është njoftimi i Presidencës:

Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e komunës së Skënderajt, Bekim Jashari dhe me kryetarin e komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, vizitojnë Kullën e Ilaz Kodres.

Në orën 09:30, Presidentja Osmani së bashku me kryetarët Jashari e Lladrovci bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë

Ndërsa në orën 10:00, Presidentja Osmani dhe kryetarët Jashari e Lladrovci bëjnë homazhe për të rënët në Vërboc.

(Kosova Sot Online)