Kanoset me armë punëtori i një kompanie që rregullon rrugë, prokurori e liron të dyshuarin

  • E.K /
  • 30 April 2021 - 11:17
 Kanoset me armë punëtori i një kompanie që rregullon rrugë, prokurori e liron të dyshuarin

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një të dyshuar në rrugën “1 tetori”, në Prishtinë, pasi që i njëjti e kishte kanosur me armë një punëtor të një kompanie private, derisa i njëjti ishte duke punuar në rrugë.

Më pas policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit e ku kanë konfiskuar një armë-gjuetie.

I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr.”1 Tetori”-Prishtinë, 21.04.2021-12:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur viktimën mashkull kosovar deri sa ai kishte qenë duke punuar në rrugë në kuadër të një kompanie. Sipas viktimës, i dyshuari e kishte kanosur me armë. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë- pushkë gjuetie për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar .

(Kosova Sot Online)