Albin Kurti lajmërohet pas takimeve në Bruksel, publikon disa fotografi

  • E.K /
  • 30 April 2021 - 11:55
 Albin Kurti lajmërohet pas takimeve në Bruksel, publikon disa fotografi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për takimet e tij që pati në Bruksel, me zyrtarë të lartë evropianë.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka treguar për agjendën e tij të takimeve, ku postimit ia ka bashkangjitur edhe disa fotografi të shkrepura gjatë takimeve.

“Ditën e dytë të vizitës në Bruksel bashkë me zëvendësit e mi z. Bislimi dhe znj. Gërvalla e nisëm në selinë e Aleancës Veri-Atlantike ku na priti Sekretari i Përgjithshëm i saj z. Jens Stoltenberg me bashkëpunëtorët e tij. Më pas u rikthyem në Komisionin Evropian për tri takime të ndara: me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë z. Josep Borrell me të cilin pata edhe një drekë pune dhe konferencë të përbashkët për medie, për të vazhduar me Komisionerin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim z. Olivér Várhelyi, dhe, Presidenten e Komisionit Evropian znj. Ursula von der Leyen”, thuhet në postimin e tij.

Ai tutje tha se në fund ka bërë një prezantim dhe një dabat para Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme (AFET) të udhëhequr nga kryetari i tij, David McAllister me të cilin thotë se pati edhe një takim të veçantë.

“Fjalimi im që theksonte rëndësinë e historisë në politikë, të barazisë në dialog, të reformave në qeverisje dhe të BE-së si vlerë, u pasua nga pyetje e komente të shumta e fort të dobishme të europarlamentarëve të pranishëm”, thuhet tutje në shkrimin e tij.

Kujtojmë se Kurti që dy ditë po qëndron në Bruksel ku ka zhvilluat takime me krerë të lartë të Parlamentit Evropian.

(Kosova Sot Online)