Ia huq mediumi serb, e ngatërron Ramush Haradinajn me Nasim Haradinajn

  • E.K /
  • 30 April 2021 - 12:09
 Ia huq mediumi serb, e ngatërron Ramush Haradinajn me Nasim Haradinajn

Mediumi serb, Tanjug ka ilustruar lajmin për konferencën e radhës së kryetarit dhe nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt që do të mbahet sot në Hagë, me fotografinë e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Tanjug ka raportuar duke e vendosur në ballinë të lajmit fotografinë e Ramush Haradinajt.

Lajmi i mediumit serb “Tanjug”

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se kjo konferencë do të fillojë nga ora 11:00

Gucati dhe Haradinaj po vazhdojnë të mbahen në paraburgim që nga viti i kaluar, nën akuzat për vepra penale të pengimit të administrimit të drejtësisë.

Pak muaj pas arrestimit, prokurorët e specializuar kishin ngritur aktakuzë ndaj tyre, e cila ishte konfirmuar më 14 dhjetor 2020.

Sipas aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj, në prill dhe shtator 2020, bënë deklarata akuzuese për dëshmitarët që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe persona tjerë.

Prokuroria i ngarkon ata për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Gucati dhe Haradinaj janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që i ngarkojnë ata.

(Kosova Sot Online)