Dy persona e rrahin një tjetër në Kllokot, viktima bëhet për spital

  • G.G /
  • 30 April 2021 - 13:02
Dy persona e rrahin një tjetër në Kllokot, viktima bëhet për spital

Dy persona pas një mosmarrëveshje me një person tjetër e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në kokë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:30 në fshatin Mogillë, të Kllokotit.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar ndihmë mjekësore në spitalin e Gjilanit dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në kokë. Viktima ka pranuar ndihmë mjekësore në spitalin e Gjilanit dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)