Fitoi dy herë lotarinë brenda pak ditësh, nisin hetimet për 40-vjeçarin

  • S.A /
  • 01 May 2021 - 08:24
Fitoi dy herë lotarinë brenda pak ditësh, nisin hetimet për 40-vjeçarin

Dy fitore rekord në bileta “Gërvisht dhe Fito”, nga i njëjti person në më pak se 15 ditë, për një total prej 3 milionë eurosh. Kjo rastësi që, dukej shumë e çuditshme, bëri që autoritetet mbikëqyrëse të hapnin një hetim për fituesin, një brazilian 40-vjeçar. Hetimi nisi nga Prokuroria Publike e Veronës, pasi braziliani kishte urdhëruar një transfertë bankare prej 800 mijë eurosh në llogarinë e tij rrjedhëse në një institucion kreditor brazilian.

Deri më tani, në biletat fituese nuk është gjetur asnjë anomali apo procedurë e pazakontë, ndërsa mediat italiane e përshkruajnë 40-vjeçarin thjesht si një njeri me shumë fat.

Megjithatë, autoritetet dyshojnë se ky person ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin kompjuterik të Lottomatica, kompania koncesionare që shpërndan biletat” Scratch and Win”,  dhe si pasojë ka bllokuar paratë.

Më 4 shkurt ai fitoi një milion euro me një biletë të marrë në zonën e Modenas, dhe më pas në 24 të të njëjtit muaj mori dy milionë të tjerë me një biletë të blerë në Verona.

(Kosova Sot Online )