Ky vend vaksinon numër rekord të njerëzve për 24 orë

  • E.K /
  • 01 May 2021 - 11:07
Ky vend vaksinon numër rekord të njerëzve për 24 orë

Më 30 prill, Kina vaksionoi plot 11.6 milionë njerëz kundër sëmundjes Covid-19, sipas të dhënave të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.

Në këtë mënyrë, shifra e përgjithshme e personave të vaksinuar kundër sëmundjes së re në shtetin ku u paraqitën rastet e para shkoi në mbi 265 milionë, shkruan Reuters.

Data 30 prill e shënoi herën e parë që autoritetet shëndetësore kineze arrijnë të vaksinojnë më shumë se 10 milionë persona brenda 24 orësh.

Programi i vaksinimit kundër pandemisë në Kinë është zgjeruar në masë të konsiderueshme në tri ditët e fundit të prillit.

Pavarësisht numrit më të madh të popullsisë në botë, Kina zyrtarisht po regjistron shifra shumë të ulëta të personave të prekur nga Covid-19. Si për ironi, fqinja e saj, India, po shënon numra rekord.

(Kosova Sot Online)