Fatmir Limaj në ditën e punëtorëve: Pandemia ka sfiduar shumë punëtorët e të gjithë sektorëve në vend

  • E.K /
  • 01 May 2021 - 12:40
Fatmir Limaj në ditën e punëtorëve: Pandemia ka sfiduar shumë punëtorët e të gjithë sektorëve në vend

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ia ka uruar të gjithë punonjësve në vendin tonë 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Limaj shkruan se fatkeqësisht, kemi hyrë në vitin e dytë, që kur pandemia COVID-19 i ka sfiduar dhe dëmtuar edhe më shumë punëtorët e të gjithë sektorëve në vend dhe për këtë uroj që kjo periudhë e vështirë të ikën sa më parë.

Presidenti Meta kërkon rinumërim të votave të pavlefshme

Postimi i plotë:

Të gjithë punonjësve në vendin tonë ua uroj 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Fatkeqësisht, kemi hyrë në vitin e dytë, që kur pandemia COVID-19 i ka sfiduar dhe dëmtuar edhe më shumë punëtorët e të gjithë sektorëve në vend dhe për këtë uroj që kjo periudhë e vështirë të ikën sa më parë.

Përkushtimi i institucuoneve tona duhet të jetë gjithmonë në funksion të krijimit të kushteve sa më të mira, që punëtorët të kenë të drejta të garantuara, ku siguria e shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë, sipas standardeve më të mira europiane, ku ne synojmë të aspirojmë. Urime! FL.

(Kosova Sot Online)