Presidentja Osmani uron Pashkët besimtarëve ortodoksë

  • A.P /
  • 02 May 2021 - 14:07
Presidentja Osmani uron Pashkët besimtarëve ortodoksë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

Ajo përmes  një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se ringjallja, ringritja dhe shpresa janë elementet kryesore të kësaj feste, e cila edhe këtë vit po kremtohet në rrethana jo të lehta për secilin.

“Nëpërmjet solidaritetit dhe urimeve virtuale, sot besimtarët do të mund ta përçojnë mesazhin e Pashkëve, duke respektuar masat anticovid dhe duke uruar që festimi i radhës  nuk do të na gjejë të distancuar fizikisht”.

“Festat si kjo janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit me të cilat çdo betejë fitohet, ngjallet shpresa për të ardhmen! Në këtë ditë feste, duhet t`i kujtojmë ata që po bëjnë të pamundurën për t`i zvogëluar humbjet dhe dhimbjet nga pandemia”.

“Kremtet tona tradicionalisht janë shquar për solidaritet të ndërsjellë. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje! Pashkë të mbara për të gjithë besimtarët ortodoksë!”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)