Shikoni momentin kur rrufeja godet ndërtesën 26-katëshe

  • E.K /
  • 03 May 2021 - 10:24
Shikoni momentin kur rrufeja godet ndërtesën 26-katëshe

Rrufeja ndriçoi qiellin mbi Benidorm në dy skena spektakolare por potencialisht të rrezikshme.

Dhe një goditje e tillë besohet të jetë një shkak i mundshëm i një zjarri që shpërtheu në çatinë e ndërtesës 26-katëshe në Benidorm të Spanjës, shkruajnë mediat e huaja.

Zjarrfikësit krahinorë, të vendosur në Parkun Benidorm, u mobilizuan rreth orës 12.15 të mëngjesit më 25 prill.

Tri ekipe dhe makina zjarrfikëse u mbështetën nga Policia Lokale e Benidorm për të marrë zjarrfikësit në vendin e ngjarjes sa më shpejt të ishte e mundur.

Me të mbërritur, Shërbimet e Urgjencës shpejt zbuluan se zjarri në çatinë e ndërtesës ishte përhapur në njehsorë individualë të gazit dhe zjarrfikësit në bashkëpunim të ngushtë me personelin e Policisë Lokale ‘kontrolluan shpejt flakët’.

Nuk është konfirmuar zyrtarisht, por dyshohet se shkaku i zjarrit ishte një goditje rrufe e cila mund të ketë goditur një strukturë metalike në majë të ndërtesës së lartë 86 metra.

(Kosova Sot Online)