Lexoni edhe:
Hetimi parlamentar të rikthehet përsëri në Telekomin e Kosovës!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale ka shprehur zhgënjimin në lidhje me gazetën e njohur austriake derStandard me një lajm për dokumentin “non paper” të publikuar më parë për ndryshimin e kufijve në Ballkan.
Rama thotë se asnjëherë nuk ka mbështetur ndonjë ndryshim kufiri mes Serbisë dhe Kosovës.
Hetimi parlamentar të rikthehet përsëri në Telekomin e Kosovës!Lexoni edhe:
““DerStandardat”, çfarë zhgënjimi të shikosh një gazetë me reputacion kaq të lartë që të sillet si përhapës i lajmeve të rreme! Nuk kam thënë asnjë herë ndonjë gjë në lidhje me “non paper-in dhe hartën” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë ndryshim kufiri ndërmjet linjave etnike mes Serbisë dhe Kosovës. E turpshme”, shkruan Rama.
Por çfarë thuhet në artikullin, që solli reagimin e Kryeministrit shqiptar. Bëhet fjalë për një shkrim të botuar më 27 Prill, ku ndër të tjera thuhet:
“Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha medias shqiptare se ai e kishte parë ‘non paper’-in dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufirit. Vetë Rama, së bashku me Vuçiç dhe lobistë, miratuan ndryshimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë”.
.@derStandardat @webstandardat what a disappointement to see such a highly reputated paper behave like a fake news spreader! I have never said any of it about "non paper&map" and I have never ever endorsed any border drawing along ethnic lines between SRB&KOS! #Embarrassing
— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2021
(Kosova Sot Online)