Hetimi parlamentar të rikthehet përsëri në Telekomin e Kosovës!

Hetimi parlamentar të rikthehet përsëri në Telekomin e Kosovës!

Gani Qarri

  • 03 May 2021 - 07:33

Shkruan: ANALIST - Gani Qarri

Duke pasur parasysh faktin se vet partitë e inkriminuara  janë thellë të zhytura në këto dhe të gjitha krimet e mundshme dhe pas zgjedhjeve të reja, nuk mund ta bllokojnë më punën e komisioneve, siç bllokonin në të kaluarën çdo nismë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar me deputetët e partive krimo-politike në ish-pushtetin e kaluar mafioz, Qeveria e re duhet ti ndërmarr të gjithë masat e nevojshme dhe ti qojë deri në fund hetimet kundër personave dhe grupeve të kriminalizuara të cilat sidomos në 12-13 vitet e fundit, shkatërruan e zhvatën çdo gjë në këtë shtet, duke quar para falimentimit në kooketim me mafio oligarkët edhe Postë Telekomin e Kosovës, si kompania më fitimprurëse në vend.

Siç dihet tanimë publikisht nga mbarë opinioni i gjerë në Kosovë, një nga angazhimet më serioze hetimore në mandatin e kaluar, që fatkeqësisht mbeti pezull deri pas zgjedhjeve të reja, ishte  komisioni për hetimin e mega-zhvatjes në Telekomin e Kosovës, raporti i të cilit nuk arrit të finalizohet e nxirret për miratim në Kuvend dhe adresohet me kohë prokurorisë së shtetit.

Ndaj dhe pa vonuar, jo vetëm ky komision që duhet riaktivizuar urgjentisht, por në mandatin e ri legjislativ, duhet të riaktivizohen edhe komisionet tjera më të rëndësishme hetimore që ishin të themeluara në të kaluarën, por u ndërpre puna e tyre për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Po ashtu përveç hetimit të mega zhvatjes në Telekomin e Kosovës, në gjysmë të rrugës ka mbetur edhe Komisioni për hetimin e procesit të Privatizimit, një nga segmentet kyçe të dështimit në ekonomi për shkak të lidhjes së politikës së kriminalizuar me mafi oligarkët e të gjitha llojeve në vend.

Ndërsa komisioni tjetër hetimor, i treti me radhë, ishte edhe ai mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, një skandal i llojit të vetë dhe krim i padëgjuar kundër ambientit, në të cilin janë të involvuar politikanë dhe partitë më të inkriminuara të vendit.

Ndaj pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe organeve të reja shtetërore, është rasti më ideal për tu riaktivizuar të gjitha komisionet hetimore pasi që përveç faktit se LVV, ishte edhe iniciatorë e këtyre komisioneve hetimore në të kaluarën tash, ajo e qeverisë vendin dhe kontrollon vet sistemin e drejtësisë, e cila dominon edhe në përbërjen e Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare, me shumicën e përfaqësimit dhe të vendimmarrjes si mazhorancë unike bashkë me Listën “Guxo”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".