Një person nga Mitrovica humb jetën pasi i rrokulliset traktori

  • E.K /
  • 04 May 2021 - 09:39
Një person nga Mitrovica humb jetën pasi i rrokulliset traktori

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në fshatin Vërrnicë të Mitrovicës.

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me traktor.

I ndjeri mësohet se ka qenë duke e vozitur traktorin, ku pastaj dyshohet se e ka humbur kontrollen, për të devijuar rrugën dhe rrokullisur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat edhe e kanë konstuar vdekjen e tij.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)