Vaksina Pfizer/ FDA pritet të aprovojë përdorimin tek fëmijët

  • E.K /
  • 04 May 2021 - 12:21
 Vaksina Pfizer/ FDA pritet të aprovojë përdorimin tek fëmijët

Adminstrata për Ushqimet dhe Ilacet në SHBA po përgatitet t’i japë dritën jeshile përdorimit të vaksinës së Pfizer dhe Biontech tek adoleshentët e moshës 12 deri në 15 vjec, që javen e ardhshme.

Lajmin e bëri të ditur Nju Jork Times, që citon burime të afërta me agjencinë.

Kompanitë aplikuan më herët gjatë muajit tek FDA, për aprovimin e vaksinës qe po përdoret tek personat mbi 16 vjeç.

Në mars, prodhuesit thanë se vaksina kishte rezultuar e sigurtë dhe efektive duke nxitur një reagim të fortë imunitar tek grupmosha 12 deri në 15 vjeç gjatë testeve klinike.

(Kosova Sot Online)