'Shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër' – kjo video po çmend serbët!

  • G.G /
  • 04 May 2021 - 13:57
'Shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër' – kjo video po çmend serbët!

“Kroacia nuk i harron heronjtë shqiptarë”, ky është mesazhi i videos që së fundmi është shpërndarë shumë në rrjetet sociale.

Në këtë video thuhet se shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër, gjersa jepen edhe arsyet për një konstatim të tillë.

E ndër arsyet më të fuqishme padyshim se është pjesëmarrja e një numri të madh shqiptarësh në luftën për pavarësinë e Kroacisë.

Rreth 2000 shqiptarë derdhën gjakun e tyre për Kroacinë pavarësisht, gjuhës, dallimeve fetare e etnike.

Ndër heronjtë shqiptarë që luftuan për Kroacinë përmenden Bekim Berisha-Abeja, Xhelal Hajda-Toni, Rrahim Ademi e shumë të tjerë.

https://www.youtube.com/watch?v=jYqcVa26uSQ

(Kosova Sot Online)