Lexoni edhe:
4 të vdekur dhe 75 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Komisioni Europian përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se në muajin mars ka lëvruar 90 milion eurot e para të përfituara nga asistenca 180 milion euroshe për Shqipërinë.
“Për të mbështetur rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të Shqipërisë, Komisioni Europian lëvroi këtë mars 90 milion € e parë të ndihmës makro-financiare. Një tjetër demonstrim i fortë dhe konkret i solidaritetit të BE me Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë në një kohë krize të paparë.” thuhet nga KE.
4 të vdekur dhe 75 raste të reja me COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
Sjellim ndërmend se me 25 maj 2020, Bashkimi Evropian miratoi vendimin për të vënë në dispozicion asistencën makro-financiare drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të zgjerimit të Evropës Lindore në kontekstin e krizës nga pandemia COVID-19.
Ndërkohë Ministria e Financave njoftoi se nga fondi i alokuar, Republika e Shqipërisë do të përfitonte asistencën makro-financiare prej 180 milion euro në formën e një huaje të butë, me normë indikative të interesit rreth 0.5% me kushtet aktuale të tregjeve financiare.
(Kosova Sot Online)