Foshnja nga Ferizaj ka nevojë për ndihmën tuaj, i duhen para për operim në zemër

  • A.P /
  • 04 maj 2021 - 17:16
Foshnja nga Ferizaj ka nevojë për ndihmën tuaj, i duhen para për operim në zemër

Omer Luzha nga Ferizaj i cili është tetë muajsh, duhet të operohet për shkak të keqformimit kompleks të zemrës. Prindërit e Omerit po kërkojnë ndihmë për operimin e djalit, i cili kushton mbi 33 mijë euro.

Omeri ka lindur me një keqformim në zemër, operimin e parë e ka pasur në Turqi, një javë pasi është lindur.

Për dy operimet tjera, prindërit e Omerit duhet ta dërgojnë atë jashtë vendit, ndërkaq kjo po iu kushton shumë para.

Ata kanë nevojë për ndihmën tuaj, për të mbledhur paratë për operimin e djalit të tyre.

Operimi i dytë duhet të kryhet me urgjencë, brenda dy javëve, ndërsa çmimi për të është 33 mijë e 500 euro.

(Kosova Sot Online)