Digjet makina, policia shoqëron dy persona për ngjarjen

  • E.K /
  • 05 May 2021 - 15:33
Digjet makina, policia shoqëron dy persona për ngjarjen

Nje makinë është djegur mbrëmjen e kaluar në Durrës.

Policia thotë se ka shoqëruar dy persona të dyshuar për këtë ngjarje.

Ngjarja ka ndodhur  në lagjen nr.17, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip "Ford", në pronësi të shtetases S. C., 43 vjeçe.

Ja njoftimi i plotë:

Durrës

Më datë 04.05.2021, në orën 22:00, në lagjen nr.17, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip "Ford", në pronësi të shtetases S. C., 43 vjeçe, banuese në Durrës.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për këtë ngjarje dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Foto ilustruese

(Kosova Sot Online)