Policia jep detaje për grabitjen në Prishtinë

  • E.K /
  • 06 May 2021 - 09:32
 Policia jep detaje për grabitjen në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh për rastin e grabitjes që ka ndodhur mbrëmë në një dyqan në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë, ku ankuesja grua ka informuar se dy persona të panjohur dhe nën kërcënimin e thikës, i kishin grabitur rreth 400 euro.

“Rr. Ndue Perlleshi, Prishtinë, 05.05.2021 – 20:30. Ankuesja femër  kosovare, ka informuar se deri sa ishte në vendin e punë, dy persona të pa njohur dhe nën kërcënimin e thikës, i kishin grabitur rreth 400 euro para të gatshme. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)