Kuvendi mban seancë plenare në ora 10:00

  • E.K /
  • 06 May 2021 - 09:46
Kuvendi mban seancë plenare në ora 10:00

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare nga ora 10:00 në të cilën është paraparë të zhvillohet debat parlamentar për organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë së koronavirusit.

Gjatë kësaj séance do të bëhet edhe shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e KOSTT-it për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

(Kosova Sot Online)