“Faleminderit Donika”, ministri kroat flet pak shqip në konferencë për media

  • E.K /
  • 06 May 2021 - 10:18
 “Faleminderit Donika”, ministri kroat flet pak shqip në konferencë për media

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim homologun e saj nga Kroacia, Gordan Grlić Radman.

Ky takim i mbyllur për media është mbajtur në zyrën e ministres së Punëve të Jashtme.

Pas këtij takimi, Gërvalla dhe Radman kanë folur në konferencë para gazetarëve.

Ministrja Gërvalla ka thënë se do të vazhdojë bashkëpunimin me homologun e saj, teksa dha detaje nga takimi.

Ministri kroat ndërkaq, e falënderoi në gjuhën shqipe ministren Gërvalla, duke i thënë “Faleminderit Donika”.

(Kosova Sot Online)