Donika Gërvalla përplaset me deputetët e PDK-së për Gjykatën Speciale

  • E.K /
  • 06 May 2021 - 11:34
 Donika Gërvalla përplaset me deputetët e PDK-së për Gjykatën Speciale

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është përplasur me deputetët e PDK-së në seancën e Kuvendit të Kosovës, lidhur me krijimin e Gjykatës Speciale.

Gërvalla u ka thënë deputetëve të PDK-së, se si parti janë përgjegjës për krijimin e Gjykatës Speciale.

“Gjykata Speciale, nuk është instaluar nga Serbia, ajo është e instaluar nga ju, sepse, ju jo vetëm që nuk keni ndërmarrë për dënimin dhe gjykimin ek rimeve të pasluftës por ju jeni munduar ta evitoni gjykimin e krimeve në Kosovë dhe ju në këtë formë e keni bërë të mundshme Gjykatën Speciale dhe e keni votuar atë. Ky koalicion qeveritar nuk e ka krijuar Gjykatën Speciale dhe ju jeni përgjegjës që prijësit tuaj janë në hagë. Bëhuni opozitë serioze dhe konfrontohuni me të vërtetën”, ka thënë Gërvalla.

Kryediplomatja kosovare ka thënë se është zotuar që si ministre do të përfaqësojë interesat e Kosovës.

“Si ministre e Jashtme unë jam zotuar që interesat e Republikës së Kosovës t’i përfaqësoj në mënyrën më të denjë të mundshme në arenënë ndërkombëtare”, tha Gërvalla.

(Kosova Sot Online)