Ndërpritet seanca e Kuvendit, 15 minuta pauzë

  • E.K /
  • 06 May 2021 - 11:58
 Ndërpritet seanca e Kuvendit, 15 minuta pauzë

Kryesuesja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ka kërkuar 15 minuta pauzë pas tensioneve mes deputetëve të opozitës me Bogujevcin.

Bogujevci i ka ndërprerë fjalën deputetit të PDK-së, Abelard Tahirit pasi ky i fundit kritikoi atë se nuk mund ta mësojë se çfarë të bëjë.

Bogujevci i ka ndërprerë fjalën edhe Arben Gashit të LDK-së.

Pas këtyre tensioneve ajo ka ndërprerë seancën për 15 minuta pauzë.

(Kosova Sot Online)