PDK kërkon mbledhje të Kryesisë që seancat e Kuvendit të mos i udhëheq më Saranda Bogujevci

  • E.K /
  • 06 May 2021 - 12:01
 PDK kërkon mbledhje të Kryesisë që seancat e Kuvendit të mos i udhëheq më Saranda Bogujevci

Shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri, po kërkon që seancat e Kuvendit të mos udhëhiqen më nga Saranda Bogujevci, pasi sipas tij po krijohet situatë e pakëndshme.

Ai tha se për shkak të saj një pjesë e opozitës e lëshoi sallën, e prezentë nuk do të jenë as deputetet e PDK-së.

“Ju sot degjeneruat me udhëheqjen e kësaj seance, opozita e lëshoj seancën. Ti nuk je ai që na tregon neve çka me folë sepse e degjenerove seancën…Kërkojmë që kryesia të mbledhet dhe mundësisht ti mos mi mbajt seancat e radhës se po shkakton degjenerim, pra pakujdesia e padijenia juaj e krijoi një situatë të pakëndshme, edhe ashtu po i vononi seancat”, tha Tahiri në Kuvend.

“Edhe ashtu kur po i thirrni po i degjeneroni ne do ta lëshojmë këtë seancë, kërkojmë të mbledhet kryesia e kuvendit dhe te përcaktohet vazhdimi i kësaj seance”, tha ai.

Ndërsa, Bogujevci tha “25 minuta ju kam pritë në këtë séance dhe 15 minuta në seancën e kaluar kur ju keni thirrë debat parlamentar”.

(Kosova Sot Online)