Matoshi publikon videon që e xhiroi gjatë përplasjes së deputetëve në Kuvend

  • A.P /
  • 06 May 2021 - 16:47
 Matoshi publikon videon që e xhiroi gjatë përplasjes së deputetëve në Kuvend

U diskutua shumë veprimi i deputetes Adriana Matoshi, e cila u pa me telefon në duar, gjatë kohës sa në Kuvend pati përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së.

Nuk munguan raportimet se gjatë asaj kohe Matoshi po bëntë “selfie”, por një gjë të tillë e ka mohuar deputetja me anë të një postimi.

“Nuk është selfie medie të dashura. Është regjistrim/inçizim i të qeshurave dhe reagimeve të deputetëve të Listës Serbe, përderisa deputetët e PDK-së ofendonin ministren Donika Gërvalla. Tmerr të shohësh skena të tilla në Kuvend, edhe më tmerr të shohësh teksa kënaqen deputetët serb. Qe edhe dëshmia”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)