Dy turistët amerikanë burgosen përjetë për vrasjen e policit në Romë

  • A.P /
  • 06 maj 2021 - 17:25
Dy turistët amerikanë burgosen përjetë për vrasjen e policit në Romë

Dy amerikanë që u shpallën fajtorë për vrasjen e një oficeri policie gjatë pushimeve të tyre në Romë, janë dënuar dje me burgim të përjetshëm në Itali.

Pas gjyqit që zgjati më shumë se një vit, juria mori 12 orë kohë për të vendosur para se të jepte verdiktin kundër 21 vjeçarit Finnegan Lee Elder, dhe 20-vjeçarit Gabriel Natale-Hjorth të mërkurën.

Dy shokët e fëmijërisë nga Kalifornia vranë oficerin Mario Cerciello Raga gjatë një blerjeje drogash që shkoi keq, dhe u shpallën fajtorë për të gjitha akuzat e ngritura të vrasjes, ate te sulmit fizik, resistencë ndaj zyrtarit publik, zhvatje dhe armëmbajtje (thikë) pa shkak.

Teksa dy djemtë shoqëroheshin jashtë gjykatës, babai i Elder i thërriti të birit “Finnegan, të dua shumë”.

Ndërsa gruaja e ve e oficerit të vrarë mbante foton e të shoqit dhe e përlotur përqafoi familjarët kur u dha dënimi.

Elder qëlloi me thikë 11 herë brigadierin e karabinierëve, ndërsa Natale-Hjorth ndihmoi në fshehjen e armës së krimit, pas vrasjes së korrikut 2019, u tha në gjykatë.

Sipas ligjit italian një bashkëpunëtor mund të akuzohet edhe ai për vrasje, tha prokurorja Maria Sabina Calabretta, duke kërkuar burgim të përjetshëm për të dy.

Duke pritur vendimin, Elder i tha një prej avokatëve “Jam i stresuar” dhe puthi varësen e kryqit që mbante në qafë. Në sallë ai kishte prindërit e tij, kurse Natale-Hjorth, kishte xhaxhain e tij italian.

Në gjyq u tha se Natale-Hjorth po vizitonte gjyshërit e tij në Romë kurse Elder ishte me pushime në Evropë.

Ish-shokët e shkollës në San Francisco ishin takuar me pas në Romë ku, u bashkuan për të dalë dhe shijuar pushimet.

Asokohe ata ishin adoleshentë dhe ishin përpjekur të blenin kokainë në zonën bareve Trastevere të Romës. Por pasi iu dha një tabletë aspirine në vend të drogave ata i morën çantën e shpinës shitësit të mallit që i gënjeu, duke i kërkuar kthimin e parave që paguan.

Por personi kishte njoftuar policinë dhe dy oficerë me veshje civile, përfshi edhe viktimën Cerciello Rega, erdhën në shesh dhe organizuan kthimin e çantës dhe celularit që ata kishin marrë.

Dy të dënuarit thanë në gjykatë se besonin se Cerciello Rega dhe shoqëruesi i tij ishin gangsterë, prandaj Elder tha se trembej për jetën e tij dhe veproi në vetëmbrotje.

Prokurorët thanë se Elder qëlloi shumë herë Cerciello Rega me një thikë në stil ushtarak 12-cm të gjatë, ndërsa me pas dyshja u kthye në hotelin e tyre dhe fshehën armën.

Dy amerikanët thanë se policët nuk treguan asnjëherë identifikimin e tyre, por kolegu u viktimës Rega, Andrea Varrial, tha në dëshmi se e kishin identifikuar veten si agjentë të Karabinierëve.

(Kosova Sot Online)