Blerim Latifi publikon foton: Lista Serbe argëtohet me deputetët që pështyheshin me njëri-tjetrin

  • E.K /
  • 07 May 2021 - 09:07
 Blerim Latifi publikon foton: Lista Serbe argëtohet me deputetët që pështyheshin me njëri-tjetrin

Filozofi Blerim Latifi dje pas ngjarjeve në Kuvend të Kosovës ka publikuar një fotografi të deputetëve të Listës Serbe ku shiheshin të njëjtit duke i shikuar përplasjet që ndodhën dje nga fundi i sallës.

Latifi në Facebook ka shkruar se deputetët e Listës Serbe janë argëtuar dje me deputetët e partive shqiptare që po shaheshin e pështyheshin me njëri-tjetrin, pak metra më tutje.

“Deputetët e Listës Serbe duke u argëtuar me deputetët e partive shqiptare që po shaheshin e pshtyheshin me njëri-tjetrin pak metra më tutje. Çfarë situate poshtëruese për këtë vend të shkretë, i cili gabimisht paska menduar se mundësia e Serbisë me u tallë me të ka marrë fund në vitin 1999”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/blerim.latifi.7393/posts/480692686409042

(Kosova Sot Online)