Mashtruesi turk/ Dalin pamjet e para të Faruk Fatih Özer në Shqipëri

  • G.G /
  • 07 May 2021 - 10:00
Mashtruesi turk/ Dalin pamjet e para të Faruk Fatih Özer në Shqipëri

Mediat turke ditën e djeshme kanë publikuar pamjet e para të Faruk Fatih Ozer në Shqipëri.

Në imzahet e publikuara Ozer shihet duke hyrë në hotelin ku po qëndronte në Tiranë.

Personi me të kuqe pranë Ozerit është një shtetas shqiptar që e priti shefin e kriptomonedhës në aeroport.

Mësohet se ky person është shpallur në kërkim nga policia shqiptare.

Faruk Fatih Ozer shefi i arratisur i monedhave kripto me emrin Thodex i kërkoi motrës së tij Serap Ozer të gjitha  dokumentet e kompanisë në 18 prill dhe më pas u largua në Shqipëri dy ditë më vonë.

Sipas mediave turke Ozer po fshihet nga mafia shqiptare dhe ai ende është në Shqipëri.

Theksohet se Özer i kushton vëmendje të mos përdorë asnjë pajisje komunikimi teknologjik dhe se ka shokë rreth tij që e udhëzojnë se ku do të shkojë dhe me kë do të takohet.

Kujotjmë që Faruk Ozer arriti të realizonte një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e këtij shteti, plot 2 miliardë dollarë kriptomonedha.

https://video.syri.net/upload/videos/2021/05/i4WSADwJifuhTfClBiKK_07_8cd41e981e8cc3ea2e74c6b594c5e143_video_360p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)