U lanë të vdisnin për mungesë oksigjeni, qytetarët gjejnë trupat e pajetë të familjarëve në sallat e spitalit në Indi

  • G.G /
  • 07 May 2021 - 12:41
U lanë të vdisnin për mungesë oksigjeni, qytetarët gjejnë trupat e pajetë të familjarëve në sallat e spitalit në Indi

Pamje tronditëse të pacientëve të vdekur me Covid në spitalet e Indisë për shkak të mungesës së oksigjenit, janë bërë publike në internet.

Familjarët e viktimave shprehen se ata ishin ‘braktisur’ nga mjekët. Skena tragjike u zhvillua në spitalin Kriti, një klinikë private pranë New Delhi,  pasi familjeve të pacientëve me Covid u tha që furnizimet me oksigjen po mbaronin.

Të afërmit, të cilët kishin paguar deri në 1,000 £ në ditë për një shtrat, thanë se ata nxituan në spital, por e gjetën pavijonin e ICU-së të kyçur.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, familjarët u drejtuan brenda për të parë nëse familjarët e tyre ishin të vdekur. Ata gjetën personelin mjekësor të fshehur në mensë dhe i kërcënuan t’i sulmonin.

Ndërsa videoja e tragjedisë u bë virale, oficerët thanë që struktura nuk ishte e autorizuar për të trajtuar pacientët Covid dhe një hetim është duke u zhvilluar.

India po vuan valën e dytë më të keqe në botë të Covid.

Spitali Kriti ka 50 shtretër për pacientët me Covid dhe, sipas mjekëve, ata që vdiqën ishin midis moshës 40 dhe 80 vjeç. Administrata e spitalit konfirmoi se mjekët dhe anëtarët e stafit ishin ‘fshehur’ përkohësisht.

Një zëdhënës tha: ‘Nga frika e humbjes së jetës së tyre, ata ishin fshehur në mensë për të mos u sulmuar nga familjet.

Sidoqoftë, mjekët dhe stafi u kthyen në punë shpejt pas mbërritjes së policisë.

Ndërkohë shkencëtarët thonë se ata janë gjithnjë e më të bindur se lloji mutant i Indisë po luan një rol kryesor në valën e dytë të infeksioneve, pasi duket se është jashtë konkurrencës së variantit të Mbretërisë së Bashkuar dhe për këtë arsye ka të ngjarë të jetë më infektues.

Ekspertët mjekësorë thonë se shifrat aktuale të Indisë mund të jenë pesë deri në 10 herë më të larta se statistikat zyrtare.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2021/05/06/876166627249899729/640x360_MP4_876166627249899729.mp4

(Kosova Sot Online)