Autoritetet në Suedi thonë se në shtet ka shumë fëmijë të infektuar me koronavirus

  • E.K /
  • 07 May 2021 - 14:21
 Autoritetet në Suedi thonë se në shtet ka shumë fëmijë të infektuar me koronavirus

Suedia vazhdon të ketë një përhapje të lartë të COVID-19 krahasuar me shtetet e tjera të Bashkimit Evropian.

Agjencia e Shëndetit Publik raporton për një rritje të rasteve veçanërisht tek fëmijët.

“Ajo që bie në sy është se rastet në mesin e fëmijëve dhe të rinjve janë duke u rritur, midis grup-moshës 0-19 vjeç,” shprehen autoritetet duke shtuar se kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të faktit se udhëzimet rreth gjurmimit të kontakteve kanë ndryshuar kohët e fundit dhe se më shumë fëmijë po testohen pozitiv.

Në grupmoshat e tjera, tek të rriturit ka një rënie shumë më të qartë të rasteve, të cilat agjencia beson se është kryesisht për shkak të ndikimit të përhapjes së vaksinimit.

(Kosova Sot Online)