Isa Mustafës i ka humbur rruga në oborr pa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin!

Isa Mustafës i ka humbur rruga në oborr pa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin!

Hajrullah Tërnava

  • 07 May 2021 - 07:39

Shkruan: ANALIST - Hajrullah Tërnava

Isa Mustafa ky pa ata të Hag-ut është i humbur, bash ashtu si edhe i erdhi radha për të dhënë dorëheqje nga postet shtetërore tani, dhe tani vetëm fizikisht ende është i gjallë sa me marrë frymë. Përndryshe ai tani ballafaqohet në kokën e tij me ato të këqija që i ka sjellë Kosoves e sidomos LDK-së!

-Nuk është befasi pse Isa Mustafa ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të ofron garanci për t’i marre në mbrojtje në liri, të akuzuarit në Gjykatën Speciale, Hashim Thaçin e Kadri Veselin sepse gjatë gjithë karrierës së tij politikë, ishte vartës e në shërbim të tyre. E them kete ngase ai gjithnjë ka qenë në shërbimin e tyre, bile sikur ta kishin vra dikur edhe Ibrahim Rugovën, ky far Isa veç edhe më fatlum kishte me qenë, e sidomos nga se këta të burgosurit prej që janë në Hage, këtij i ka humbur krejt rruga në oborr.

Për këtë arsye ai e paramendon që sikur t’i kishin lëshuar me u mbrojtur në liri, ndoshta prapë mendon se do ua shihte hairin nga sherbimet e tyre , se ky si i vetëm nuk ka forcën e as guximin të ndërmerr si i vetëm ndonjë vendim që do ta dëshmonte veten akoma si vendimmarrës dhe trim, ashtu siç i takon një prijësi partiak.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".