Lexoni edhe:
Katër raste të vdekjes dhe 170 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Një 60-vjeçar është therur për vdekje në fshatin Vitomiricë të Pejës, sot rreth orës 13:00.
Vrasja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje. Media merr vesh nga burime se viktima dhe të dyshuarit janë fqinj mes vete, por se nuk kanë lidhje gjaku.
Katër raste të vdekjes dhe 170 raste të reja me COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se dy të dyshuar për këtë rast janë arrestuar dhe se janë duke u intervistuar.
“Rreth orës 13;15, në rrugën “Hysen Hykaj” në Vitomiricë, pas një mosmarrëveshje është therur me thikë një burrë dhe është dërguar në emergjencë dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Viktima është i moshës rreth 60-vjeçare. Dy të dyshuar për rastin janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar”, ka thënë Gashi.
(Kosova Sot Online)