Policia jep detaje për aksionin e PDK’së te MPJ’ja

  • A.P /
  • 07 May 2021 - 17:05
Policia jep detaje për aksionin e PDK’së te MPJ’ja

Aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë mbajtur sot një aksion para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku kanë kërkuar dorëheqjen e Ministres Donika Gërvalla.

Për këtë aksion ka dhënë detaje Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Polcisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i ka thënë  se dy persona janë shoqëruar në stacion.

 

Sipas tij, aktiviteti s’ka qenë i lajmëruar.

“Rreth orës 15:00 është pranuar informata për një aktivitet të paparalajmëruar nga një grup personash te Ministria e Punëve të Jashtme. Me qëllim të sqarimit të rrethanave për  disa veprime të ndërmarra nga këta persona, dy prej tyre janë shoqëruar në stacionin policor. Ndërkaq në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit policia po ndërmerr veprimet vijuese”, ka thënë Borovci.

Zyrtarët e shoqëruar në Polici janë Donjet Bislimi dhe Florent Lushtaku. Lajmin e ka konfirmuar vetë Bislimi.

“Po, unë isha bashkë me nënkryetarin e rinisë, Florent Lushtakun, të shoqëruar në stacion”, ka thënë Bislimi.


(Kosova Sot Online)