Theret me thikë një person në qendër të Vushtrrisë

  • A.P /
  • 07 May 2021 - 19:32
Theret me thikë një person në qendër të Vushtrrisë

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e therjes me thikë në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, në pasditen e së premtes.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, teksa njoftoi përmes komunikatës se është arrestuar një person të cilit i është sekuestruar një thikë.

“Nga hetimet e para bëhet e ditur se si pasojë e një përleshje  e ndodhur në sheshin Hasan Prishtina në Vushtrri, sipas deklarimit të ankuesit, bëhet e ditur se ai ishte sulmuar nga i dyshuari  dhe si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë shkaktuar nga një mjetë i mprehtë (thikë), ankuesi ka kërkuar tretman mjekësor dhe po trajtohet në QKUK”, thuhet në komunikatë.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me çrast është identifikuar dhe është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa në  cilësi të provës materiale nga i njëjti është sekuestruar një (thikë). Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit”, thuhet tutje.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. 

(Kosova Sot Online)