Avdyli: Disa deputetë të PDK’së u sollën si rrugaçë, i shkuan te tavolina dhe e shanë Donika Gërvallën

  • A.P /
  • 07 maj 2021 - 23:48
Avdyli: Disa deputetë të PDK’së u sollën si rrugaçë, i shkuan te tavolina dhe e shanë Donika Gërvallën

Deputeti Haxhi Avdyli, ka folur rreth përplasjeve në Kuvendin e Kosovës në seancën e të enjtës së kësaj jave. Ai thotë se disa deputetë të PDK’së u sollën si rrugaçë duke sharë dhe fyer Donika Gërvallën, ministre e punëve të jashtme.

Thotë se Gjykata Speciale nuk u soll nga Donika Gërvalla. Thotë se kjo e fundit s’ka pse të japë dorëheqje.

“Sot në Kosovë e kemi një opozitë pa vizion, të humbur në kohë dhe hapësirë dhe s’kanë tema dhe po prodhojnë tema të paqena siç është rasti i Donikës’, thotë Avdyli.

“Po shihet nervozizëm i madh shkaku i humbjes’, shtoi ai.

“Disa deputetë me të vërtetë, jo të gjithë, sjelljes e tyre ka vetëm një emër rrugaçëri e stilit klasik. Të fyhet një grua, një Ministre …Të shkohet te tavolina e të shahet. Gërvalla është sharë, është fyer”, tha Avdyli.

Ai tregon momentet në Kuvend kur tha se ishte edhe vetëm prezent.

“E shihni kur vjen Memli Krasniqi dhe shahen në mënyrat më vulgare, pastaj sharje të tilla si  ‘ju jeni argat të Vuciqit”, shpjegoi ai.

Haxhiu tha se deklarata e Gërvallës e dhënë më 2016 ishte “nxjerrë nga konteksti”.

(Kosova Sot Online)