Haradinaj kujton Komandant Drinin në 21-vjetorin e vrasjes

  • E.K /
  • 08 May 2021 - 10:49
Haradinaj kujton Komandant Drinin në 21-vjetorin e vrasjes

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Ekrem Rexhën, në 21 vjetorit të vdekjes së tij.

Haradinaj tha se Komandant Drini u bë pjesë e historisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në të cilën e dëshmoi veten si udhëheqës i zoti, strateg dhe vizionar.

Postimi i plotë:

Njëzetenjë vjet pa Ekrem Rexhën!
Komandant Drini, u bë pjesë e historisë së lavdishme të UÇK-së, në të cilën u dëshmua si udhëheqës i zoti, strateg dhe vizionar.
Njeri i afërt e i respektuar nga të gjithë, vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.
Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit!
RH

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2658681067589624

(Kosova Sot Online)