Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Pejë ku u lëndua një person

  • E.K /
  • 08 May 2021 - 12:41
 Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Pejë ku u lëndua një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur më herët në Pejë, ku si pasojë ka mbetur e lënduar një grua.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se ajo është dërguar për tretman mjekësor dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

“Në ora 07:50 në hyrje të qytetit të Pejës, tek terminali doganor ka ndodh një aksident mes dy veturave, një person ka pësuar lëndime, është dërguar në emergjëncë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Nuk ka lëndime shumë serioze”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)