Mbështollën trupin e mbretëreshës me lëkurën e lopës dhe më pas e varrosën

  • E.K /
  • 08 May 2021 - 15:19
 Mbështollën trupin e mbretëreshës me lëkurën e lopës dhe më pas e varrosën

Mbretëresha e Zulu, Mantfombi Dlamini-Zulu, e cila ndërroi jetë javën e kaluar, është varrosur në një ceremoni private në provincën KwaZulu-Natal të Afrikës së Jugut. 

Sipas traditës, trupi i saj u mbështoll me lëkurën e një lope që u dërgua nga Mbreti Mswati dhe varrimi u ndoq nga anëtarët e familjes nga monarkitë Zulu dhe Eswatini.

Ajo u emërua regjente e grupit më të madh etnik të vendit në mars pas vdekjes së burrit të saj Mbretit Goodwill Zwelithini. Sipas BBC, vdekja e mbretëreshës, në moshën 65 vjeçare, ka shkaktuar polemika brenda familjes për pushtetin dhe trashëgiminë. Vendimi se kush do të drejtojë kombin zulu me rreth 11 milionë njerëz ende nuk është marrë.

Froni nuk ka fuqi zyrtare politike dhe roli i monarkut brenda shoqërisë më të gjerë të Afrikës së Jugut është kryesisht ceremonial. Por monarkia Zulu mbetet jashtëzakonisht me ndikim dhe ka një buxhet vjetor të financuar nga taksapaguesit prej më shumë se 4.9 milion dollarë.

Mbretëresha Dlamini-Zulu kishte tetë fëmijë – përfshirë pesë djem – me mbretin e ndjerë dhe njëri prej tyre, Princi Misizulu, shihet si i preferuari për t’u bërë mbreti i ardhshëm.

(Kosova Sot Online)