Sot dalin rezultatet e Lotarisë Amerikane, ja si mund të kontrolloni nëse e keni fituar

  • E.K /
  • 08 May 2021 - 15:34
 Sot dalin rezultatet e Lotarisë Amerikane, ja si mund të kontrolloni nëse e keni fituar

Duke nisur sot nga ora 18.00, të gjithë që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur si fitues apo jo.

Siç njofton edhe Departamenti i Shtetit i SHBA, Çështjet Konsullore, për t’u interesuar rreth aplikimit tuaj mund të klikoni KËTU.

Pasi të ndodheni në uebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.

Siç është sqaruar edhe në vitet e tjera, përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti kompjuterik.

https://www.facebook.com/travelgov/photos/a.260627648148/10159216890733149/

(Kosova Sot Online)