Një person në Ferizaj gjen një mjet të dyshimtë në livadh e lajmëron menjëherë policinë

  • E.K /
  • 11 May 2021 - 10:18
Një person në Ferizaj gjen një mjet të dyshimtë në livadh e lajmëron menjëherë policinë

Një qytetar nga Ferizaj e ka lajmëruar Policinë e Kosovës për gjetjen e një mjeti të dyshuar shpërthyer, përgjatë kohës sa ishte duke e pastruar livadhin.

Njësiti për deminim i FESK-së e ka tërhequr mjetin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.

“Fsh. Lloshkobare, Ferizaj 10.05.2021-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke e pastruar livadhin ka hasë në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit te ngjarjes ndërsa, njësiti për deminim i FSK-së e ka bërë tërheqjen e ati mjeti”, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh.

(Kosova Sot Online)