Dy gra vriten në Izrael nga raketat palestineze

  • E.K /
  • 11 May 2021 - 15:20
Dy gra vriten në Izrael nga raketat palestineze

Raketat e hedhura nga militantët palestinezë në Rripin e Gazës kanë lënë të vdekura dy gra.

Lajmin e bëri të ditur Eli Bin, udhëheqës i shërbimit mjekësor “Magen David Ambulance”, shkruan Reuters.

Viktimat u shënuan të martën në qytetin jugor izraelit, Ashkelon.

Ndryshe, përleshjet e përgjakshme që nisën të hënën kanë vazhduar edhe të martën.

Sulmet me raketa filluan vetëm disa minuta pas kalimit të afatit të ultimatumit të Hamasit për Izraelin që t’i tërhiqte forcat e sigurisë nga zona e Jerusalemit ku ndodhet xhamia Al-Aqsa dhe nga lagjja Sheikh Jarrah, shkruan The Guardian.

Këto dy vende kanë qenë skena të përleshjeve gjithnjë e më të dhunshme në ditët e fundit mes forcave izraelite të sigurisë dhe palestinezëve. Këto përleshje kanë shkaktuar shqetësim në arenën ndërkombëtare.

(Kosova Sot Online)