20-vjeçarja torturohet dhe vritet në sy të vajzës 11-muajshe

  • E.K /
  • 11 May 2021 - 15:34
 20-vjeçarja torturohet dhe vritet në sy të vajzës 11-muajshe

Një grua britanike është torturuar dhe vrarë para syve të vajzës së saj 11-mujashe gjatë një sulmi të hajnave në shtëpinë e familjes në Greqi.

Gruaja 20-vjeçare, e identifikuar si Caroline, u ngulfat për vdekje në shtëpinë që e ndante me bashkëshortin Babis Anagnostopoulos, në Glyka Nera, afër Athinës, të martën në mëngjes, shkruan Daily Mail.

Policia tha se tre burra hynë në shtëpinë e kësaj familjeje rreth orës 5 të mëngjesit, ndërsa një tjetër qëndroi jashtë si rojë. Hajnat e lidhën burrin e viktimës, pastaj shkuan në një dhomë tjetër ku po flinte gruaja me vajzën.

Hajnat e torturuan gruan për ta mësuar vendndodhjen e gjërave të çmueshme, pastaj e ngulfatën dhe ikën nga vendi i ngjarjes, duke marrë me vete stoli në vlerë të 21.500 funtesh dhe të holla kesh prej 13.000 funtesh.

Burimet e policisë i thanë një faqe greke se sulmi i hajnave filloi duke e mbytur qenin e familjes, me gjasë për t’ia pamundësuar lehjen dhe ngritjen e alarmit. Më pas, ata thyen një dritare në katin e poshtëm dhe hynë në një dhomë gjumi, ku e gjetën fjetur bashkëshortin e viktimës duke fjetur.

Sipas faqes “Ta Nea”, plaçkitësit ishin të armatosur dhe ia drejtuan armën vajzës së vogël dhe në atë moment filluan bërtitjet e nënës së saj.

Pas kësaj, hajnat e ngulfatën gruan për ta ndaluar zhurmën. Rreth orës 6, Babis arriti që ta zgjidhte veten dhe shkoi në vendin ku e gjeti trupin e pajetë të gruas dhe vajzën e vogël duke qarë.

(Kosova Sot Online)