Nuk e ftuan në ditëlindje, 28-vjeçari vret gjashtë persona e më pas edhe veten

  • G.G /
  • 12 maj 2021 - 08:34
Nuk e ftuan në ditëlindje, 28-vjeçari vret gjashtë persona e më pas edhe veten

Policia në Kolorado ka thënë se personi i armatosur që vrau gjashtë vetë në një ditëlindjeje në fundjavë, ishte mërzitur se nuk ishte ftuar.

Policia thotë se Teodoro Macias, 28 vjeç, qëlloi për vdekje të dashurën e tij, Sandra Ibarra-Perez, 28 vjeç dhe pesë të afërm para se ta kthente armën mbi vete.

Sulmi u zhvillua në Parkun Canterbury Mobile Home në Kolorado Springs të dielën.

Festa ishte për tre të afërm, dy prej të cilëve vdiqën.

Sulmi erdhi më pak se dy muaj pas një sulmi tjetër që la 11 të vdekur në një dyqan ushqimesh në qytetin Boulder të Kolorados.

Policia thotë se personi i armatosur në Kolorado Springs kishte një “konflikt” me familjen në një ngjarje të veçantë rreth një javë më parë, dhe ishte një i dashur xheloz.

Tre fëmijë, të moshës dy, pesë dhe 11 vjeç, ishin dëshmitarë të të shtënave dhe nuk u lënduan, tha policia. Shtatëmbëdhjetë gëzhoja plumbash u gjetën në shtëpi.

(Kosova Sot Online)